Një person është arrestuar në Podujevë, pasi gjatë bastisjes që është bërë në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë e gjuetisë me dy fishek, një pistoletë me tre fishek, një siliniciator, një tytë e pistoletës, pesë pjesë druri të pushkës dhe disa pajisje për pastrimin e armëve.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar n procedurë të rregullt. /Telegrafi/