Site icon Telegrafi

Gjatë përplasjes me të, Dafina i kthehet Xhulit: Nuk jam duke bërë ‘twerk’ që të dalë keq para fëmijëve

Debatet, zënkat dhe përplasjet në mes të banorëve të Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë.

Xhuli Nura kryesisht është në qendër të vëmendjes për shkak të zënkave që ka me një pjesë të madhe të konkurrentëve.

Ajo kësaj radhe ka debatuar me këngëtaren Dafina Dauti, gjersa në një moment i thotë se janë duke e shikuar edhe fëmijët e saj pasi është e diel.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërkohë pati menjëherë një replikë nga artistja shqiptare, e cila shtoi: “Nuk jam duke bërë asgjë”.

“Çka jam duke bërë? Nuk jam duke bërë ‘twerk’ unë”, ka thënë Dauti.

Lexo po ashtu U përfol për një lidhje dashurie me Xhuli Nurën, reagon Noizy: Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë

Kjo gjë më pas u diskutua në oborr me banorët e tjerë, disa prej të cilëve e cilësuan si turp për faktin se nuk duhet të përfshihen njerëz të tjerë.

Veç kësaj, Xhuli këto ditë ka qenë e përfshirë në debate të ashpra me Stresin e po ashtu edhe me ish-banoren Vivien Thano.

Xhuli duket se ka zgjedhur këtë mënyrë të lojës, meqë ka probleme brenda me shumë banorë. /Telegrafi/

Exit mobile version