Telegrafi

Gjatë përplasjes, fëmija i vogël bie nga njëra tek motoçikleta tjetër (Video)

Në Zhangjiangang të Kinës, një fëmijë ka shpëtuar pa u lënduar, kur nëna e tij u përplas me një motoçikletë tjetër.

Ai ishte në karrocën prapa motoçikletës, e cila anoi shkaku i goditjes dhe ra në karrocën e motoçikletës tjetër, transmeton Telegrafi.

Regjistrimi i bërë nga kamera e sigurisë, e tregon atë duke u kthyer tek nëna, e cila ngrihet ngadalë nga asfalti.

Policia është vënë në kërkim të burrit që shkaktoi aksidentin, e që nuk u kthye për të ndihmuar gruan e lënduar. /Telegrafi/