Gjatë periudhës së vetizolimit, këngëtarë të shumtë kanë publikuar versione të ndryshme të këngëve të njohura që i kanë incizuar drejtpërdrejt dhe i kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Nita Latifi qe disa javë ka nisur një sesion interpretimesh me kitarë, të cilat i ka publikuar në Instagram.
Kënga e fundit që ajo ka interpretuar është tema muzikore e hit serialit televiziv, “La Casa de Papel”.
“My Life Is Going On” është titulli i këngës që këndohet nga Cecilia Krull dhe është shfrytëzuar si temë muzikore e serialit që tashmë ka ardhur me sezonin e katërt në Netflix.
Nita e interpreton e ndihmuar edhe me një kitarë të dytë nga Visar Kuçi. /Telegrafi/