Një person është arrestuar i cili gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit ka fyer dhe kërcënuar prokurorin dhe bashkëpunëtorin e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:20, në Pejë.
Tutje thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë marrjes në pyetje në prokurorin e shtetit, ka fyer dhe kërcënuar prokurorin dhe bashkëpunëtorin e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/