Site icon Telegrafi

Gjatë kontrollit në veturë i gjenden substanca narkotike, Policia të dyshuarit në shtëpi i gjen edhe armë, kartela bankare e kokainë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari në Ferizaj ka gjetur një sasi substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, ndërkaq më pas ka vazhduar edhe me kontrollin e shtëpisë së tij.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.

“Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij, si prova materiale në total janë konfiskuar: një pistoletë pa municion, një pushkë gjuetie, tre qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë prej 5.37 gram, 1025 € kesh para, tri kartela bankare, dy telefona dhe vetura e tij me targa vendore”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version