Telegrafi

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ndodhën 30 aksidente trafiku, dhe u arrestuan 22 persona

Policia e Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku. 

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 14 nga aksidentet ishin me persona të lënduar kurse në 16 aksidentet tjerë u raportua vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar edhe 1 mijë e 96 tiketa trafiku, për vozitësit që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe 22 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/