Të mbledhurit në qytetin Durango në Meksikë, janë bërë dëshmitarë të një shpëtimi të vërtetë të një ushtari.
Kjo ndodhi kur pjesëtari i SWAT-it, që u lëshua me litar nga lart, u përplas për një veturë.
Atë e kanë shtrirë menjëherë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, teksa të qytetarët kanë shikuar me vëmendje intervenimin ushtarak, transmeton Telegrafi.
Ai ka marrë lëndime në duar, këmbë dhe gjoks, por është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/