Një person gjatë arrestimit nga policia ka sulmuar dy zyrtarë policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:12 në rrugën “Ismail Qemali”, në Klinë.
Tutje bëhet e ditur se si pasojë dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/