Telegrafi

Policia e Kosovës arreston 15 persona për 24 orë

Foto: Arkiv

Gjatë 24 orëve kanë ndodhur 32 aksidente në trafik ku prej tyre 14 me persona të lënduar dhe 18 me dëme materiale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjithashtu janë arrestuar 15 persona, ndërsa 8 të tjerë janë në mbajtje.

Tutje në raportin e policisë, thuhet se përgjatë 24 orëve tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/