Gjashtë persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur pasi një raketë goditi një qendër postare në Ukrainën lindore mbrëmjen e së shtunës vonë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Telegram se zyra e klasifikimit Nova Poshta u godit në Kharkiv, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Russian strike on Nova Poshta terminal in Kharkiv district killed 6 people, 14 hospitalized with injuries pic.twitter.com/Po7JK0MFnG
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) October 21, 2023
Guvernatori rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se kompania private e dërgesave ishte “rreptësisht një vend civil”.
“Rusët kanë shkaktuar më shumë terror mbi popullatën paqësore të Kharkivit”, shkroi ai në postimin e tij në Telegram.
Presidenti Zelensky shtoi se një operacion shpëtimi po vazhdonte dhe shërbimet e urgjencës që po punonin në vendngjarje /Telegrafi/