Telegrafi

Gjashtë të lënduar në një ​aksident në rrugën Mitrovicë-Podujevë

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në segmentin rrugor afër Tunelit të Parë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/