Telegrafi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Klinë

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si rezultati një aksidenti sot pasdite në Klinavc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 14:50, policia është informuar se në fshatin Klinavc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi Rugova.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë.