Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës familjare.
Sipas raportit policor dy raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Suharekë, një në Prizren, një në Gjakovë, një në Graqanicë.
Në raport thuhet se gjashtë persona janë dërguar në mbajtje.
Raporti i policisë:
Prishtinë 22.10.2019 – 00:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas disa mosmarrëveshjeve e kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 22.10.2019 – 07:59. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Graqanicë 22.10.2019-17:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij femër K/Serbe . Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë 22.10.2019 – 09:00.Në stacionin policore është shoqëruar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti sipas bashkëshortes së tij viktimës femër K-Shqiptare, është kanosur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për kontroll. Me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 22.10.2019 – 13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit janë përfshirë në rastin dhunë familjare duke sulmuar fizikisht dy viktimat femra K/Shqiptare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 22.10.2019-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali pasi që kishte sulmuar fizikisht nënën e tij femër K/Ashkalike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe pas tretmanit mjekësor me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në mbajtje./Telegrafi/