Telegrafi

Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në magjistralën Mitrovicë-Prishtinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Shupkovc. Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura civile ku si pasojë lëndime kanë pësuar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Zahiti bëri të ditur se, nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mos-mbajtja e distancës./Telegrafi/