Telegrafi

Gjashtë lojtarët që pritet t’i largojë Chelsea për të financuar blerjen e Kai Havertz

Chelsea është e gatshme që të shesë gjashtë lojtarë në mënyrë që të krijojë fonde për transferimin e Kai Havertz.

The Blues e duan me ngulm talentin gjerman, derisa Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

Frank Lamapard ka kërkuar nga bordi i klubit që të mbyllet sa më parë transferimin e Havertz, pasi një numër i madh i skuadrave evropiane janë vënë pas tij.

The Daily Express bën të ditur se Marcos Alonso mund të largohet nga Chelsea së bashku me Michy Batshuayin, Danny Drinkwater, Tiemoue Bakayokon, Kendyn dhe Emerson Palmierin.

Nëse blutë e Londrës arrin t’i forcojnë krahët e mbrojtjes, atëherë Alonso e Emerson do të shiten menjëherë.

Lexo po ashtu Kai Havertz thuhet se ka arritur marrëveshje me Chelsean

Chelsea po e kërkon transferimin e Ben Chilwell nga Leicester City, e që kjo do të thotë largim nga skuadra për italianin e spanjollin.

Nga largimi i gjashtë lojtarëve, skuadra londineze lehtësisht mund të transferonte Haverztin nga Leverkuseni. /Telegrafi/