Site icon Telegrafi

Gjashtë kërkesat e Wanda Naras që tronditën drejtuesit e Galatasarayt para se të ndodhte transferimi i Mauro Icardit në Turqi

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi ka kaluar në huazim te Galatasaray deri në fund të sezonit, ndërsa bashkëshortja dhe menaxherja e tij, Wanda Nara i kishte vendosur gjashtë kushte klubit turk për ta kompletuar transferimin.

Wanda fillimisht kërkoi një shofer privat i cili do të jetë në dispozicion të Icardit dhe të gjithë familjes 24 orë në ditë, dhe gjithashtu dëshiron një kuzhinier privat familjar.

Ajo kërkoi sigurim të përhershëm për t’u kujdesur për ta dhe një shtëpi të siguruar plotësisht, shkruan Mundo Deportivo.

Në listën e Wandas ishte gjithashtu një hotel me pagesë ku do të qëndronin deri në dhjetor deri të zhvendoseshin në shtëpinë e dëshiruar, deri të gjenin një shkollë të përshtatshme për fëmijët e tyre.

Mediat turke shtojnë se drejtuesit e klubit u tronditën nga kërkesat e Wandas.

Meqë ra fjala, deri më tani në karrierën e tij, Icardi ka luajtur për të rinjtë e Barcelonës, Sampdorian, Interit dhe PSG-së, tek të cilët do të rikthehet pas skadimit të huazimit në Turqi.

Ai ka luajtur vetëm tetë ndeshje për kombëtaren argjentinase dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version