Telegrafi

Gjashtë futbollistët me teknikën më të mirë me të cilët ka luajtur Buffon

(Foto: Getty Images)

Gianluigi Buffon ka zgjedhur gjashtë futbollistët me teknikën më të mirë, me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Portieri legjendar i ka dhënë opinionet e tij në emisionin e popullarizuar të futbollit në Twitch, ‘Boto TV’, duke diskutuar me Bobo Vieri, Nicola Ventola, Antonio Cassano e Lele Adani.

45-vjeçari e ka përfshirë ish-sulmuesin e Romës, Real Madridit, Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, në listën e gjashtë futbollistëve me teknikën më të mirë, me të cilët ka luajtur në karrierën e tij mbresëlënëse.

(Foto: Getty Images)

Krahas tij, janë edhe Andrea Pirlo, Francesco Totti, Alessandro Del Piero, Roberto Baggio dhe Antonio Di Natale.

Lexo po ashtu Buffon zgjedh pesë portierët më të mirë në botë aktualisht, një emër i veçantë në listën e tij

“U përpoqëm ta sillnim Cassanon te Juventusi, e njihja mirë dhe më pëlqente. Ishte një i talentuar brilant që meritonte të luajë për Juventusin dhe do të kishte qenë gjë e mirë për të. Do të ishte përmirësuar dhe do të kishte karrierë më të mirë”, ka treguar Buffon. /Telegrafi/