Ato nuk ua kanë nevojën trendeve. Trendet kanë nevojë për to.
Bella Hadid, Rihanna, Emily Ratajkowski ndjekin me përkushtim thuajse çdo trend sezoni. Disa u pëlqejnë dhe disave jo.
Nëse bëni pjesë në grupimin e dytë dhe stili juaj është më klasik, më minimal, ndoshta do të gjeni veten në të tjera gra të famshme.
Angelina Jolie, për shembull, Michelle Obama, veshin gjithnjë kombinime të pakoha, në vend të trendeve që vjedhin vëmendjen.
Gjashtë gratë e mëposhtme s’do të heqin dorë krejt papritur nga filozofia e një jete vitin që vjen.
Edhe pse streçet e çiklistëve ishin kryefjala e Pranverë/Verë 2019 te Fendi, Chanel e brande të tjera, s’do t’ia shohim ndonjëherë veshur Kerry Washington.
Po ashtu, as Angelina Jolie s’do të heqë dorë nga gardëroba e saj bardhë e zi për të veshur diçka neon.
Michelle Obama
Angelina Jolie
Amal Clooney
Jennifer Aniston
Kate Middleton
Kerry Washington