Policia ka njoftuar se në Gjakovë ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka shqetësuar viktimën femër bashkëshorten e tij (në vendin e punës), duke i bërë presion që të kthehej në shtëpi për të vazhduar jetën me të, se përndryshe do të ketë pasoja.
Viktima është ndjerë e frikësuar dhe ka kërkuar përsëri urdhër mbrojte. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/