Telegrafi

Giroud zbulon katër klubet që e kërkuan në janar: Favorizoja Interin, por Chelsea më bllokoi

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud ka zbuluar se favorizonte një bashkim me Interin në janar, ndërsa tregoi se pati interes të fortë edhe nga Lazio dhe Lyoni.  

Giroud dukej se ishte i vendosur për një transferim në Serie A dy muaj më parë, me Inter dhe Lazio të dy të etur, por Chelsea nuk arriti të sjellë një zëvendësim dhe ai mbeti në Stamford Bridge.

“Në janar, pashë veten larg Chelsea. Pashë gjashtë muaj të komplikuar para meje. Kjo është arsyeja pse unë pata dëshirën të ndryshoj vend”, ka thënë fillimisht tha 33-vjeçari për Telefoot.

Lexo po ashtu Interi synon transferimin e dyshes franceze Tolisso-Giroud

“Unë u përpoqa të largohesha në janar. U bë gjithçka, por në fund Chelsea nuk donte të më linte”.

“Mund të lija vetëm nëse ata gjejnë një zëvendësim. Ende shpresoja të largohesha më 31 janar”.

“Të gjithë e dinë se projekti sportiv i Interit ishte më interesanti për mua. Përveç atyre, edhe Lazio dhe Tottenham gjithashtu më shikuan”.

“Në një moment, ishte një pyetje se ku doja të luaja. Unë bisedova me Conten në telefon, ai më njihte që kur më mori në Chelsea: ky ishte një avantazh për mua”.

Lexo po ashtu Interi synon transferimin e dyshes franceze Tolisso-Giroud

“Për më tepër, Inter luan në Ligën e Kampionëve. Ata janë një klub i shkëlqyeshëm. Lazio, nga ana e tyre, u përpoq absolutisht gjithçka, madje erdhën në Londër për të provuar, por marrëveshja u bllokua”.

“Kam biseduar edhe në telefon me Presidentin e Lyonit, i cili shprehu interes për mua, por i thashë se përparësia ime ishte Interi”, përfundoi Giroud. /Telegrafi/