Telegrafi

Giroud do të largohet, Chelsea pritet ta zëvendësojë me Belottin

Olivier Giroud po kalon muajt e fundit si futbollist i Chelseat.

Sulmuesi francez pritet të largohet në verë nga londinezët dhe e ardhmja e tij është mes Italisë dhe Francës.

Chelsea është gati ta lë të lirë francezin, pasi trajneri Thomas Tuchel nuk po llogarit në shërbimet e tij.

Londinezët tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e francezit, pasi duan transferimin e sulmuesit italian Andrea Belotti.

27-vjeçari do të largohet nga Torino në fund të sezonit pasi dëshiron një skuadër më të madhe për të luftuar për trofe.

Belotti është i pajtimit për tu transferuar në Londër, derisa Chelsea duhet të paguajë rreth 45 milionë euro për transferimin e tij.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe skuadrat edhe si Roma, Milan e Everton. /Telegrafi/