Trajneri i Aston Villas, Dean Smith, ka bërë të ditur se Olivier Giroud është shënjestra kryesore e klubit të tij për këtë afat kalimtar.
Sulmuesi i Chelseat nuk është ndër të preferuarit në Stamford Bridge, prandaj pritet të largohet nga Blutë.
Sipas The Athletic, drejtuesit e Aston Villas janë të vendosur ta transferojnë futbollistin francez, mirëpo duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve tjera angleze.
Për më shumë, për kampionin e botës kanë shprehur interesim edhe shumë skuadra jashtë kampionatit anglez.
Interi është një prej këtyre klubeve, pasi Antonio Conte, krahas mesfushës, dëshiron ta përforcojë edhe sulmin. /Telegrafi/