Telegrafi

Giroud nuk pranon të rinovojë kontratën e tij me Chelsean

Olivier Giroud nuk dëshiron të qëndrojë te Chelsea dhe ka refuzuar ofertën e londinezëve për të rinovuar kontratën që përfundon në qershor të këtij viti.

Ai duket e ka ndarë mendjen që të lërë kryeqytetin anglez për një kampionat tjetër.

Frank Lampard nuk është se e ka futur shumë në lojë Giroud, ndërsa lojtari  provoi të largohej në janar, por çmimi i vendosur nga Chelsea, bëri që ai të mos largohet.

Interi ishte në bisedime me lojtarin dhe duket se ende vazhdon ta ndjek nga afër.

Giroud në verë do të jetë lojtar i lirë dhe përveç Interit në garë për shërbimet e tij është futur edhe Lazio.

Kryeqytetasit italian mund të humbasin sulmuesin kryesor Ciro Immobile dhe Giroud shihet si zëvendësues ideal. /Telegrafi/