Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e krahasoi veten me Formula 1 ndërsa deklaroi se sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud është më shumë si një karting, duke provokuar një përgjigje nga fituesi i Kupës së Botës 2018 me Francën.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur një debat rreth sulmit të Francës, i cili udhëhiqet nga Giroud, ndërsa Benzema vazhdon të mos ftohet në kombëtare.
Kjo situatë ka acaruar sulmuesin e Real Madridit, i cili ka vendosur të thumboj yllin e Chelseat.
Benzema në krahasimet mes tij dhe Giroud ka thënë se nuk janë të qëndrueshme pasi ai është një Formula 1, ndërsa shtatlarti një karting.
Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga ana e Giroud.
“Çfarë jam unë, një karting?”, ka thënë fillimisht Giroud për Befoot.
“Jam një kampion bote i kartingut”, ishte përfundimi i përgjigjes ironike të yllit të Chelseat. /Telegrafi/