Olivier Giroud duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Arsenali.
Sulmuesi francez dëshiron që të jetë pjesëmarrës në kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, dhe nëse mbetet në bankë te Arsenali atëherë nuk do të marrë ftesë.
Kësisoj ai ka vendosur që gjatë afatit kalimtar të janarit të largohet nga ‘Topçinjtë’ përfundimisht.
Mediat angleze kanë raportuar se e ardhmja e sulmuesit shtatlartë mund të jetë përsëri në Ligën Premier.
Dy skuadrat tjera londineze, Crystal Palace dhe West Ham United kanë shprehur interesim të madh për të.
Gjithashtu futbollisti mund të bëjë një rikthim edhe në vendlindjen e tij Francë.
Është gjiganti francez, Olympique Marseille po e kërkon me çdo kusht atë dhe ka gati 12 milionë euro për transferimin e sulmuesit.
31-vjeçari ka një kontratë me Arsenalin deri në muajin qershor të vitit 2019.
Giroud iu bashkua skuadrës londineze Arsenal në vitin 2012 nga Montepellier për 12 milionë euro. /Telegrafi/