Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka folur për vendimin e tij që ta lërë Arsenalin në janar.
Në Francë tash e një kohë po flitet për transferimin e tij, ndërsa Giroud foli para gazetarëve për arsyet e transferimit.
“Ishte e sigurt për mua, zgjedhja ishte e qartë, duhej të largohesha nga Arsenali. Kjo ishte”.
“Nga momenti kur u hap afati kalimtar i transferimeve, trajneri kishte vendosur të merrte një sulmues të ri, ai pagoi një çmim të caktuar”.
“Ishte e qartë se më duhej të largohem. Kisha pak minuta në dispoziocion” .
“Nuk mund të isha i kënaqur me atë rol, madje edhe më shumë kur ata nënshkruan me një sulmues të ri”, ka thënë Giroud.
Giroud është bashkuar me Chelsean si huazim deri në fund të sezonit vetëm që të mos e humb paraqitjen në Kampionatin Botëror me Rusinë.
Ai është ftuar për ndeshjet miqësore te Kombëtarja e Francës. /Telegrafi/