Barcelona ka arritur të fitojë në udhëtim te rivali lokal, Girona, me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
Skuadra e Ernesto Valverdes po vazhdon sigurt marshin drejt titullit të radhës në La Liga, pasi nuk ka gabuar as në ndeshjen e tyre te Girona.
Golat në këtë fitore për gjigantin katalunas u shënuan nga Nelson Semedo (9′) dhe Lionel Messi (68′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas Messi, i cili pas paraqitjes së tij u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për të ndëshkuarin me të kuq Bernardo Espinosa që u vlerësua me notë 4.8.
Girona:
Barcelona:
/Telegrafi/