Site icon Telegrafi

Giresse thotë se duhet të analizojë më shumë se çfarë po ndodh

Alain Giresse nuk ka përmendur dorëheqjen pas humbjes turpëruese me Bjellorusinë, që pothuajse Kampionatin Evropian e lë vetëm një ëndërr.

Ai ka thënë se i duhet më shumë kohë të analizojë se çka nuk funksionoi në këtë ndeshje.

“Kemi tentuar sikurse lojën e kaluar që të fitojmë dhe kishim të njëjta qëllime si loja e kaluar”.

“Natyrisht se jemi përgjegjës. Është shumë e vështirë të thuhet pse. Duhet të analizojmë më shumë”.

“Jemi në disponim të keq dhe duhet të analizojmë më thellë se çka ndodhi. Kur jam në lojë, merrem vetëm me lojën. Nuk merrem më asgjë tjetër”.

“Më duhet më tepër kohë të analizoi se çka ndodhi”, ka thënë Giresse.

Lexo po ashtu Kosovë pa angazhim, pa ide dhe shumë e ngadalshme - pësojmë humbje nga Bjellorusia dhe EURO 2024 duket shumë larg

Kosova ka vetëm tri pikë pas katër ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version