Site icon Telegrafi

Chiellini: Juves i mungon Pogba

Juventus ka humbur disa ndeshje dhe skuadra nuk është e fuqishme në mesfushë.

Te bardhezinjtë ka filluar të ndihet mungesa e një lojtari si Paul Pogba i cili u transferua në verë në kampionatin anglez të Manchester United, kështu mendon Giorgio Chiellini, qendërmbrojtësi i Juventus.

Deklarata i cili pas humbjes që pësoi skuadra e Massimilliano Allegrit, në Artemio Franchi ndaj Fiorentinës solli në vëmendje të tifozëve të Juves mesfushorin francez, Mr 105 milionë Euro.

Për këtë, 32-vjecari tha “Vitin e kaluar kishim në skuadër një lojtar që është Lebron James i futbollit, Pogba natyrisht, i cili edhe kur dukej sikur nuk shihej në fushë ishte me të vërtetë impresionues”.

Më tej futbollisti i përfaqësues italiane, u ndal të fliste edhe për sfidën ndaj Fiorentinës, duke shtuar se ajo ndaj skuadrës vjollcë ishte ndeshja e 4-t që Juventusi gabon në këtë sezon, gabime të cilat bardhezinjtë i kanë paguar shtrenjtë.

“Duhet të përmirësohemi”, shtoi në fund të fjalës së tij Giorgio Chiellini. /Telegrafi/

Exit mobile version