Mbrojtësi uruguaian, Raul Jose Gimenez mund t’i thotë lamtumirë skuadrës spanjolle Atletico Madrid.
Talenti 21-vjeçar është bërë objektiv i tri skuadrave të mëdha evropiane.
Manchester United, Barcelona dhe së fundmi Juventus janë në garë për t’i fituar shërbimet e 21-vjeçarit.
Gimenez ka një kontratë me Atletico Madridin deri në qershor të vitit 2018 dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Gjithsesi ‘Los Colchoneros’, nuk e kanë ndërmend ta lënë për pak para të lirë yllin e tyre.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle ‘AS’, Gimenez mund të largohet vetëm nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/