Gigi Hadid ka treguar një prerje të re flokësh, tamam në kohë për sezoni festiv.
Modelja 25-vjeçare ndau një foto në Instagram dje (e mërkurë), që tregonte prerjen e saj të re flokësh duke shfaqur balluket e gjata.
“Borë e freskët, prerje e freskët”, mbishkroi ajo fotografinë e saj.
Pamja mori shumë vlerësime në komente pozitive nga ndjekësit e saj.
Gigi nuk është e vetmja anëtare e familjes së saj që ka një model të ri flokësh. I dashuri Zayn Malik kohët e fundit u pa në New York City me flokë bionde platin.
Ndryshe, çifti njoftoi në shtator janë bërë prindër të një vajze megjithëse ata ende nuk kanë njoftuar emrin e foshnjës së tyre.