Telegrafi

Giggs: Dua që Bale dhe Real Madridi ta mposhtin Liverpoolin në finale

Foto: AP

Ryan Giggs shpreson të shoh Gareth Bale të triumfojë në finale të Ligës së Kampionëve duke mbështetur bashkëkombësin e tij ndaj Liverpoolit.

Los Blancos po përgatiten për një paraqitje të tretë të njëpasnjëshme në finale të Ligës së Kampionëve, duke shpresuar të bëjnë ‘het-trik’ fitoresh radhazi në këtë garë.

Giggs ka zbuluar se ai do të mbështesë bashkëkombësin e tij Bale dhe Real Madridin, me trajnerin e ekipit kombëtar të Uellsit që favorizon patriotizmin individual lidhur me lidhjet kolektive me futbollin britanik.

Lexo po ashtu Zidane: Duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është trofeu më i mirë  

“Nuk duhet ta them këtë, por kështu po shpresoj të fitojë Bale”, ka thënë fillimisht Giggs.

Bale ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Padyshim kjo dëshirë është për Gareth, për të fituar atë[trofeun] katër herë, duke harruar për aspektin e Liverpoolit”.

“Për Gareth personalisht për të fituar atë katër herë do të jetë madhështore”.

Lexo po ashtu Isco, Bale dhe Kovacic largohen nga Reali pas finales së Ligës së Kampionëve

“Do të ishte një arritje e pabesueshme”, përfundoi legjenda e Unitedit.

Ndryshe, finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të mbahet me 26 maj në Kiev të Ukrainës. /Telegrafi/