Telegrafi

Ghetto Geasy, Majk dhe Onat lansojnë videoklipin e këngës “Vamos”

Ghetto Geasy, Majk dhe Onat në klipin e ri (Foto: YouTube)

Yjet e hip-hopit shqiptar, Ghetto Geasy, Majk dhe Onat kanë publikuar projektin e tyre muzikor. “Vamos” titullohet kënga më e re e anëtarëve të Babastars, të cilët e kanë sjellë një video tejet të veçantë.

Për tekstin e këngës janë përkujdesur vetë reperët, miksimin dhe ‘beat-in’ i ka bërë Alandy, ndërsa xhirimet e videos i ka bërë produksioni Imagine Films.

Onat, Ghetto Geasy dhe Majk në klipin e ri (Foto: YouTube)

Ky projekt i tyre tashmë është publikuar në kanalin e Babastars në YouTube dhe besohet që do pritet mirë nga fansat e tyre të shumtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getoar Selimi

Reperët janë duke punuar edhe në albumin e ri, i cili do ketë projekte dhe bashkëpunime me emra të njohur të skenës muzikore.

Theksojmë se Geti, Majku dhe Onat ndaras do të mbajnë gjatë verës disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/