Getoar Selimi ka folur rreth shumë gjërave në intervistën e tij më të fundit me Ermal Mamaqin në emisionin “Xing me Ermalin”
Reperi shqiptar që ka zhvendosur aktivitetin e tij kryesisht në Shqipëri ishte pyetur për raportin e tij me Noizyn dhe Unikkatilin.
Teksa nuk mohoi se në hip hop mund të ketë “sherre”, ai tha se nuk ka armiqësi me askënd.
“Jo, nuk kam armiqësi me askënd”, u shpreh ai.
Ndërkaq, duke komentuar për problemet që ka pasur grupi, Getoar Selimi tha se ai nuk ka qenë asnjëherë pro konflikteve.
“Nuk kam qenë kurrë për këto gjëra. Unë haitesha kur thoshin njerëz se me mua kanë armiqësi. Por, nuk e kam marrë me negativitet atë pjesë sepse njerëzit këtë mund ta kenë pjesë të suksesit. Unë nuk jam marrë kurrë me atë dhe s’do të merrem kurrë. Jam shumë pro atyre që arrijnë si do që e kanë arritur”, u shpreh Geti.
Së fundmi reperi lansoi projektin “Amante”, një këngë solo e tij.