Xhuli Nura dhe Vivien Thano prej ditësh janë përfshirë në disa debate të forta me njëra-tjetren.
Në këtë diskutim jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është përshfirë edhe reperi dhe tashmë partneri i Vivien, Getinjo.
Reperi nga Ferizaj publikoi një audio-incizim të Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në shtëpinë e famshme.
Megjithatë, ai e ka fshirë këtë postim dhe ka kërkuar falje, ndërsa një sqarim e bërë edhe gjatë spektaklit të së premtes (10 shkurt).
“Nuk kisha kohë të analizoja, u bëra nervoz edhe me Xhulin edhe me Vivin, e bëra një gjest, e kisha telefonin në dorë, mu kujtua që i kam disa thirrje prej Xhulit dy ditë para se të hynim në BBVK, jam ngutur, nuk duhej që t’i publikoja, nuk e bëra të uli Xhulin, nuk e bëra që të merrej se Xhuli më ka ftuar jo me pa për me shku në një vend me bë diçka intime, nuk ishte kjo arsyeja, por për të treguar që Xhuli ka dashur që të manipulonte me banorët përpara hyrjes që të bëjë një aleancë apo strategji me ta, mu duk që i ka ardhur inati pse e kam refuzuar dhe po hakmerret ndaj Vivit, më vjen keq që njerëzit e kanë keqkuptuar atë postim. E pranoi gabimin, i kërkoi falje popullit që e ka marrë për të keq se nuk e kam thënë për këtë. Sa i përket debatit të Vivit është turp për të dyja që të përdorin lloje të tilla të fjalorit, Vivin e përkrah në jetë private, nuk e gjykoi për veprimet që i ka bërë, nuk ndikon asgjë që unë të heq dorë nga ajo, unë e pres Vivin dhe më mungon shumë “, ka thënë ndër tjera Getinjo.
Kujtojmë që reperi nga Ferizaj mori vendim që të largohet nga BBVK pas një muaji e gjysmë qëndrimi.
Ai tha se qëllimi i tij nuk ishte të fitonte çmimin e madh, por që njerëzit të kuptonin personin që ai është jashtë muzikës. /Telegrafi/