Telegrafi

Getinjo, Shota Baraliu dhe Art Abazi në Big Brother VIP Kosova?

Spektakli Big Brother Kosova ka bërë tashmë të ditur datën e fillimit të edicionit të tij të parë.

Më 5 dhjetor, personazhe të famshme nga estrada shqiptare pritet të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar nga shumë kamera.

Një pikëpyetje e madhe është ngritur mbi personazhet VIP që mund të jenë pjesë e kësaj aventure.

Lexo po ashtu Big Brother VIP Kosova nis më 5 dhjetor

Jo-zyrtarisht, Telegrafi ka mësuar nga disa burime emrat e disa banorëve që kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e Big Brother VIP.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre prej emrave që janë ftuar nga produksioni i BB VIP Kosova.

Foto: Getinjo/Instagram

Big Brother Kosova tash e sa kohë ka filluar që përmes thënieve të bëra nga vet konkurrentët, të vërë në provë publikun nëse do të mundet t’i gjejë ata.

Foto: Shota Baraliu/Instagram

Nga emrat që publiku ka aluduar më së shumti që mund të jenë pjesë e BB VIP Kosova janë këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi. /Telegrafi/

Foto: Art Abazi/Instagram