Spektakli Big Brother Kosova ka bërë tashmë të ditur datën e fillimit të edicionit të tij të parë.
Më 5 dhjetor, personazhe të famshme nga estrada shqiptare pritet të hyjnë në shtëpinë e vëzhguar nga shumë kamera.
Një pikëpyetje e madhe është ngritur mbi personazhet VIP që mund të jenë pjesë e kësaj aventure.
Jo-zyrtarisht, Telegrafi ka mësuar nga disa burime emrat e disa banorëve që kanë marrë ftesa për të qenë pjesë e Big Brother VIP.
Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre prej emrave që janë ftuar nga produksioni i BB VIP Kosova.
Big Brother Kosova tash e sa kohë ka filluar që përmes thënieve të bëra nga vet konkurrentët, të vërë në provë publikun nëse do të mundet t’i gjejë ata.
Nga emrat që publiku ka aluduar më së shumti që mund të jenë pjesë e BB VIP Kosova janë këngëtarja Adea Pula, balerini Graciano Tagani dhe aktori Artan Thaçi. /Telegrafi/