Telegrafi

Getinjo poston foto përkrah prindërve: Faleminderit që na keni mësuar se çka është respekti dhe dashuria

Reperi i njohur, Getinjo është në mesin e emrave të njohur të estradës që kanë reaguar ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona, disaprej të cilëve rezultuan të mitur.

Përmes postimeve të ndryshme, Getinjo është shprehur i revoltuar madje ai edhe ka bërë një kërkesë për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai bëri thirrje që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të dhunimit seksual.

Foto: Getinjo/Instagram

Ndërkohë, më vonë gjatë ditë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, postoi një fotografi ku shihet përkrah vëllait të tij, Mozzik dhe dy prindërve.

Lexo po ashtu Pas rastit të 11-vjeçares së dhunuar, Getinjo i bën thirrje publike Albin Kurtit: Hapi shtëpitë publike

Në mbishkrimin e imazhit, reperi nga Ferizaj ka falënderuar prindërit për këshillat dhe që i kanë mësuar respektin dhe dashurinë.

“Sa i përket muzikës, e ndjekim trendin botëror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i përket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit baba dhe nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se çka është respekti dhe çka është dashuria! Ju përshëndesim”, ka shkruar Getinjo. /Telegrafi/