Sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Lavire”, të cilin e solli të realizuar me videoklip.
Reperi Getinjo solli shumë debate me titullin e kësaj kënge, duke ngjallur dyshime për ndonjë histori personale të tij.
Për Telegrafin, rep artisti emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, tha se pas shumë mëdyshjeve për këtë titull ka vendosur ta lancojë duke thyer një tabu.
“Këtë fjalë e kam mendu qe një vit dhe kam qenë në dyshime a me publiku a jo, por vendosa me thy një tabu duke pas parasysh që ka shumë raste të tilla kur një femër tregohet “lavire” te mashkulli që e don”, tha reperi duke mohuar se kjo fjalë është fyese për femrat.
“Jo nuk është fyese, po është një mesazh, kur të don dikush vlerësoje e mos luj me ndjenja të askujt”, shtoj tutje reperi ferizajas duke thënë se edhe ai ka njohur vajza të tilla në jetën e tij.
Ky projekt vjen pas bashkëpunimit me Endrin në këngën “Kukullat” dhe në vetëm tre ditë të publikimit ka arritur rreth 500 mijë klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/