Reperi Getinjo së shpejti do të sjell projektin e tij më të ri.
Pas bashkëpunimit me Endrin në këngën “Kukullat”, Getinjo do të vijë me një projekt solo, transmeton Telegrafi.
“Lavire” titullohet kënga më e re, për të cilën rep artisti ka thënë se megjithëse titulli tingëllon si ofendues nuk është i dedikuar për askë në Vecanti, por flet për një femër që tradhëton.
Kjo këngë, e cila është me tekst të shkruar nga vet Getinjo, është realizuar edhe me videoklip dhe së shpejti do të publikohet. /Telegrafi/