Site icon Telegrafi

Getinjo futet në shtëpinë e BBVK dhe ironizon me Xhulin: Këtu më solli shoku i babait tim, Isa Boletini

Getinjo dhe Vivien janë rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për të qëndruar 24 orë në javën e fundit të spektaklit.

Me të arritur në shtëpi, ata kanë kaluar çaste të mira nën shoqërinë e pesë banorëve finalistë të edicionit të parë.

Duke qenë se ka pasur disa mosmarrëveshje me Xhulin, reperi nga Ferizaj nuk hezitoi që gjatë një bisede ta thumbojë bukuroshen nga Drenica.

Lexo po ashtu Xhuli pyetet se pse gënjeu që babai i saj ka qenë shok me Azem Galicën: Kam dashur të them Fehmi Lladrovci, e kam ngatërruar

Ai shfrytëzoi rastin të ironizonte me rastin kur Xhuli gënjeu se babai i saj ka pasur në klasë Azem dhe Shotë Galicën (pasi personat e përmendur i përkasin periudhave të ndryshme).

Si për të bërë shaka, reperi Getinjo i tha aktorit Vedat Bajramit se këtu arriti falë shokut të babait, Isa Boletinit.

“Këtu me veturë më solli shoku i babait tim, Isa Boletini e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo, duke thumbuar kështu Xhulin.

Përndryshe, finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, ku njëri prej pesë finalistëve (Xhuli, Mbresa, Vedati, Stresi dhe Artani) do të fitojë shpërblimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version