Telegrafi

Getinjo i drejtohet kryeministrit Kurti: Po të lus publikisht që të ndërmarrësh diçka për njerëzit që ‘shajnë’ në TikTok

Rap-artisti nga Ferizaj, Getinjo, është mjaft aktiv dhe shpesh ndan me ndjekësit postime të ndryshme në rrjete sociale.

Ai së fundmi ka bërë një kërkesë publike ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kjo ka të bëjë me rrjetin e popullarizuar, TikTok, teksa ka kërkuar që të ndërmarrë diçka në lidhje me njerëzit që po shahen në atë aplikacion.

Foto: Screenshot/Instagram

“Albin Kurti po të lus publikisht me ndërmarrë diçka për njerëzit që po shahen në aplikacionin TikTok”, nis shkrimin Getinjo.

Lexo po ashtu Getinjo: Shumë çudi që për çdo problem në shoqërinë tonë po ia lini fajin muzikës

“Beso që ki me i shpëtu shumë njerëz. Se çka jemi duke bërë ne si popull aty është turpi i botës”, thekson ai.

Kjo nuk është hera e parë që artisti bën postime të këtij lloji, ndonëse paragjykohet mjaft shumë.

I njëjti krahas kësaj po vazhdon të jetë aktiv me muzikë dhe tejet i angazhuar me koncerte. /Telegrafi/