Reperi i njohur Getinjo mbrëmë është përballur me një ngjarje aspak të këndshme.
Gjatë kohë sa po endej me të vëllain e tij rrugëve të qytetit, aksidentalisht vetura e tij është ndeshur me një tjetër, mirëpo për fat të mirë nuk ka pasur lëndime të rënda, por vetëm dëme materiale.
Në një fotografi që reperi ka publikuar në Instagram, ai shfaqet me një shanc kravatë në qafën e tij, sepse është detyruar ta vendosë për shkak të disa lëndimeve të vogla që ka pësuar në këtë pjesë.
Megjithatë ai i ka qetësuar fansat duke buzëqeshur dhe treguar se është mirë.
Ndërkohë, vëllai i tij Mozzi,duket të ketë shpëtuar mirë pa as më të voglin lëndim. /Telegrafi/