Tregu i muzikës është zgjeruar shumë në vitet e fundit, posaçërisht ai i zhanreve rep dhe hip-hop.
Kur flasim për këto dy rryma në vendin tonë, natyrisht se mendja na shkon së pari te dy nga grupet më të mëdha, BabaStars dhe OTR.
Të parët të drejtuar nga Getoar Selimi (GhettoGeasy), ku pjesë janë edhe këngëtarët Agon Sylejmani (Agon Amiga), Visar Shala (Skivi), Kastriot Rexha (Majku), Ylber Abdullahu (Cozman) dhe Onat Shufta (Onat).
Kurse ty dytit, të drejtuar nga Rigles Rajku (Noizy), që përbëhen nga Denis Hajri (Varrosi), Enca Haxhia (Enca) Çiljeta Gjilaga (Çili) dhe të tjerë me emra skenikë si: Lil Koli, Sekondar, Bohem1 e shumë të tjerë.
Pjesë e BabaStars ishin edhe Arkimed Lushaj (Stresi), Ledri Vula (Ledri), Ronela Hajati, por arsye të ndryshme këta shkëputën marrëdhëniet me grupin dhe vazhduan karrierën individualisht.
BabaStars janë nga Kosova, por shtrirja e tyre e tyre është e madhe që nga paslufta, pasi Geti dhe Agoni i njohur si BIG XI kanë shumë vite karrierë në supet e tyre.
Por, të ndalemi te liderët e këtyre dy grupeve dhe te jeta luksoze që bëjnë këta të dy, të cilën e bëjnë publike nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Edhe Geti edhe Noizy janë autorë të shumë hiteve dhe normalisht që janë shumë të adhuruar në vendet ku flitet shqip, brenda trojeve shqiptare po ashtu edhe jashtë tyre.
Puna e madhe gjithmonë shpaguhet dhe si gjithmonë pas një punë të madhe të gjithë çlodhin vetën duke i bërë dhurata vetes, të cilat janë fryt i punës së madhe.
Ashtu edhe dyshja e lartpërmendur, ku ata posedojnë stoli, vetura dhe gjëra tjera luksoze, të cilat i fituan duke argëtuar publikun.
Instagrami është rrjeti social ku të dy postojnë fotografi nga udhëtimet e tyre në botë, ku shpeshherë vijnë si pasojë e koncerteve të tyre, por shpeshherë ata shfaqin me këtë rast edhe luksin që i rrethon, shkruan Telegrafi.
Veturat e shtrenjta duket se janë pika e dobët e dyshes dhe duket se një pjesë të madhe të fitimeve i shpenzojnë në to.
Mercedes, BMW, Porsche, Ferrari, Lamborghini, Bently e Jaguar.
Të gjitha këto mund t’i shikoni më poshtë teksa dy reperët pozojnë para veturave, ku një pjesë e madhe të tyre ata mund t’i kenë huazuar nga shokët për klipet muzikore. /Telegrafi/
Getoar Selimi (GhettoGeasy):
Rigles Rajku (Noizy):