Getoar Selimi ndodhet në Londër, ku e ka shfrytëzuar rastin ta ndjekë ndeshjen ndërmjet Arsenalit dhe West Ham Unitedit në Emirates Stadium.
Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare e ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet në tribunat e stadiumit të Topçinjve.
“Duke mbështetur vëllanë tim, Granit Xhaka”, është përshkrimi që i ka vënë fotografisë.
Në InstaStory, Ghetto Geasy i ka publikuar edhe disa video që i ka xhiruar brenda stadiumit duke përfshirë edhe festën e tifozëve pas golit të ekipit nikoqir.
Arsenali e fitoi me rezultat 1-0 ndeshjen ndaj West Hamit me golin e vetëm të shënuar nga Alexandre Lacazette në pjesën e dytë. /Telegrafi/