Reperi kosovar. Getoar Selimi, i njohur si lideri i grupit “Babastars” dhe “Tingulli Trent”, është bërë 100 për qind shqiptar.
Kjo, falë dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili i ka dhënë atij shtetësinë shqiptare. Dekreti prek kërkesat e 7 individëve gjithsej, por mes tyre shquhet Getoar Ibrahim Selimi.
Vendimi i marrë nga Presidenti bazohet në ligjin “Për shtetësinë shqiptare”, në propozimet e ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, si dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. /GazetaShqip/Telegrafi/