Themeluesi i labelit BabaStars, Ghetto Geasy ka mbetur reperi më i suksesshëm shqiptar edhe për vitin që lamë pas.
Geasy ka shënuar arritje dhe suksese të shumta, gjatë gjithë vitit të kaluar, duke bërë që ai edhe pas më shumë se 20 viteve karrierë në skenën e repit shqiptar të cilësohet si MMV (më i madhi në vend).
Geti ka qenë producent dhe mysafir në hitin më të madh të vitit të kaluar, këngën Sjena Mo, e cila është realizuar nga Majki i BabaStars, dhe e cila ka arritur që të jetë kënga më e klikuar në YouTube – deri më sot ka mbledhur më shumë se 22,4 milionë shikime.
Geasy gjithashtu ka qenë producent i hitit të dytë të Majk, këngës “Dashni”, e cila po dëgjohet jashtëzakonisht shumë në çdo makinë, ndejë apo klub nate.
Por kjo nuk është e tëra, sepse Geti ka shpërthyer edhe në drejtime të tjera. Ai gjatë vitit 2015 realizoi edhe këngën e tij me Luana Vjollcën, të titulluar “Tirana Lifestyle”, e cila vetëm dy ditë pas lansimit, filloi të këndohej gjerësisht nga publiku kudo, dhe mblodhi miliona klikime online gjithashtu.
Viti 2015 ishte i suksesshëm për Getin edhe në rrafshin personal. Pas shumë dyshimeve dhe përfoljeve se ai është në lidhje me bukuroshen e ekranit të Top Channel, Marina Vjollca, misteri u zgjedh kur dolen foto të tyre së bashku, dhe kur Geti u pa në krah të Marinës gjatë udhëtimeve dhe koncerteve të tij në Gjermani.
Ka edhe arsye të tjera të shumta që e bëjnë Getin MMV të vitit, por është e qartë se edhe pas kaq shumë viteve, hitet dhe trendi në repin shqiptar vendoset nga gjeniu i quajtur Getoar Selimi, Geasyn e repit modern shqip./Telegrafi/