Site icon Telegrafi

Geti komenton mungesën e Marinës në ekranet televizive, si edhe imazhet nga pushimet luksoze të çiftit të famshëm

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi (Foto: Intagram/GhettoGeasy/TV Klan)

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Xing me Ermalin” që emetohet në TV Klan, Getoar Selimi nuk ka mundur të mos pyetej për bashkëshorten e tij, Marina Vjollca.

Nikoqiri Ermal Mamaqi e ka pyetur reperin lidhur me mungesën e moderatores në ekranet televizive duke i thënë me shaka se mos ia ka ndaluar ai.

“Ç’bëhet me Marinën? Sikur se kemi parë më, apo nuk e lë ti të dalë? Se ju kosovarët thoni se gratë duhet të rrinë në shtëpi”, ka pyetur Ermali në emisionin që emetohet në TV Klan.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Getoar Selimi

Ndërsa përgjigja e Getit për këtë pyetje ishte: “Jo, jo na ka dalë nami kot, s’është ashtu. Unë dhe Marina kemi gjetur njëri-tjetrin, jemi njëlloj. Ajo edhe më herët nuk është se ka dalë nëpër intervista… Ajo është tip që zgjedh shumë, e ka të vështirë të vendosë, të zgjedhë diçka”.

Natyrisht se nuk ka munguar edhe interesimi lidhur me jetën luksoze që bën çifti i famshëm, e sidomos lidhur me pushimet, ku shfaqen të rrethuar nga luksi.

Lexo po ashtu Nga arritja komike deri te kolltuku i posaçëm - pritja madhështore për Getin në emisionin televiziv

Përgjigja e Getit ishte se pushimet e tyre janë si të gjithë të tjerëve, porse interesimi i madh i mediave rozë bën që t’u jepet më shumë rëndësi saqë duhet.

“Janë montazhe të gjitha. Pushimet i bëjmë si gjithë të tjerët, por njerëzit merren shumë me këtë punë”, ishin fjalët e Ghetto Geasyt. /Telegrafi/

Exit mobile version