Telegrafi

Geti dhe Skivi me performancë speciale në Zone (Video)

Getoar Selimi dhe Skivi patën një nga paraqitjet më speciale mbrëmjen e kaluar në Zone club.

Dyshja performuan në kuadër të serisë së performancave “live” në një nga klubet më të mëdha në vend.

Dhe dyshja në një spektakël të madh arritën që të ndezin të pranishmit me hitet e reja dhe të vjeta.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet e estradës shqiptare (Foto/Video)

Performanca e tyre u shoqërua edhe nga inkuadrimi i befasishëm në skenë i antarëve tjerë të Babastars, të cilët erdhën në përkrahje të liderit të tyre dhe Skivit, një nga anëtarët më të vjetër të labelit.

Getoar Selimi dhe Babastars së fundmi lansuan projektin “High 4” që arriti 1 milion klikime në më pak se 48 orë. /Telegrafi/